Transmetimet në ligën numër një të botës në basketboll, NBA vijojnë me ndeshjen në mes dy skuadrave që mbajnë pozita të mira në renditjen e konferencave të tyre respektive, Denverit dhe Philadelphias. Kjo ndeshje luhet të mërkurën me fillim nga ora 03:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Pas 45 dueleve të luajtura në këtë sezon, Denver Nuggets mbajnë pozitën e 5-të të perëndimit me 27 fitore dhe 18 humbje kurse në anën tjetër Philadelphia 76ers janë të parët në bregun lindor.
Deri më tani këto dy skuadra janë përballur 91 herë me njëra-tjetrën, teksa deri më tani Philadelphia ka 51 fitore e në anën tjetër Denveri vetëm 40.
Philadelphia, 5-shja startuese:
Simmons, Curry, Green, Harris, Howard
Denver, 5-shja startuese:
Murray, Barton, Porter Jr, Gordon, Jokiq
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.