Skuadra italiane Monza është treguar e jashtëzakonshme në sezonin e parë të saj në kampionatin italian Serie A.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Raffaele Palladino e arriti edhe fitoren e 14-të duke e mposhtur Sassuolon në udhëtim përcjell klankosova.tv.
Me këtë rast Monza deri më tani ka tubuar gjithsej 52 pikë dhe e futë atë në histori.
Kështu bëhen vetëm skuadra e tretë në Serie A që në debutim mbledh 50 e më shumë pikë në 70 vitet e fundit.
Chievo e ka bërë në sezonin 2001/2002 duke grumbulluar 54 pikë.
Para tyre një gjë të tillë e ka arritur edhe Parma në vitin 1990/1991 duke fituar 51 pikë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.