Ka përfunduar ndeshja e basketbollit midis skuadrës Sigal Prishtina dhe KB Peja me rezultat 104:60 në favor për kryeqytetasit.
Kjo përballje që është zhvilluar në kuadër të Super Ligës së Kosovës, është luajtur në palestrën e "Pallatit të Rinisë" në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar me rezultat 58:34, ku prishtinasit ishin dukshëm më të mirë. Paraqitjen e mirë kampionët e kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë, kështu duke arritur që ta përmbyllin takimin me rezultat 104:60.
Te Prishtina u dalluan Meriton Ismaili me 21 pikë, Mikaile Tmusiq dhe Divine Myles nga 18 sosh dhe Fahro Alihoxhiq me 13 pikë dhe 12 kërcime.
Te Peja më i miri ishte Henrik Sirko me 12 pikë dhe nëntë kërcime.
Sigal Prishtina tani ka shtatë fitore dhe tre humbje, kurse Peja katër fitore dhe gjashtë humbje.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.