Dy prej skuadrave më të mira dhe me moshën mesatare më të re këtë edicion, Bostoni dhe Utah luajnë mes tyre në duelin që ndoshta mund të llogaritet edhe si kryesori i komplet javës në ligën numër një të basketbollit në botë, NBA.
00:30 UTAH – BOSTON ART SPORT 1
“TD Garden” do të jetë palestra në të cilën dy skuadra që po synojnë plasman sa më të lartë në garë për inkuadrim në fazën playoff përballen mes tyre të mërkurën duke filluar nga ora 00:30 pas mesnate me ndeshjen që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Deri më tani, të dy skuadrat po kalojnë në formë realitivisht të mirë, Utah Jazz kanë ngecur paksa mirëpo edhe më tutje vazhdojnë të mbesin liderët e bregut perëndimor. Ata në 38 takime të luajtura deri tani kanë arritur 28 fitore krahas 10 disfatave. Nga ana tjetër, Boston Celtics kanë mbetur pak më mbrapa se sa e kanë imagjinuar në lindje, por prapë se prapë mbeten në pozitën e pestë tabelore me 20 fitore dhe 18 humbje.
Kjo do të jetë ndeshja e 102-të në mes këtyre dy skuadrave, deri më tani 58 fitore kanë arritur skuadra e Bostonit teksa 43 triumfe në anën tjetër kanë Utah Jazz.
Utah, 5-shja e mundshme startuese:
Conley, Mitchell, Gobert, Bogdanovic, O’Neal
Boston, 5-shja e mundshme startuese:
Walker, Brown, Tatum, Thompson, Theis
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.