Data 7 mars 2021 sjell në ekranet tona super-eventin e përvitshëm të NBA, “All-stars”.
Këtë vit çdo gjë do të jetë më ndryshe për shkak edhe të virusit COVID-19 që po vazhdon të jetë prezent në jetën tonë, teksa liga më e fortë e basketbollit në botë ka bërë po ashtu ndryshimet e saj.
Ndeshja e lojtarëve të rinj nuk do të luhet fare, e po ashtu edhe e fansave që janë të njohur në fusha të tjera pos basketbollit, teksa “4 në 1” do të vijnë ndeshja All-Star, gara e shkathtësive, gara për trepikësha e po ashtu edhe ajo e ngulitjeve.
Yjet e mëdhenj kanë zgjedhur të jenë pjesë e garës për tre pikë, teksa konkurrencë interesante duket të jetë edhe ajo për shkathtësitë, me garën e ngulitjeve që nuk ka ndonjë yll të madh pjesëmarrës.
Në Kosovë transmetues i këtij eventi do të jetë platforma Artmotion përmes kanalit ArtSport 1, derisa ndeshja do të transmetohet edhe në Klan Kosova.
Pjesëmarrësit në të gjitha garat:
Gara e shkathtësive: Luka Donçiq, Chris Paul, Robert Covington, Domantas Sabonis, Julius Randle dhe Nikola Vucevic.
Gara për trepikësha: Steph Curry, Devin Booker, Jayson Tatum, Jaylen Brown, Donovan Mitchell dhe Zach Lavine.
Gara për ngulitje: Obi Toppin, Anfree Simmons dhe Cassius Stanley.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.