Xhiroja e tetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë sot derbin mes rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Rivalët e vjetër do të përballen në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante, ashtu siç ishte takimi i parë në këtë edicion, ku verdhezinjtë fituan 70:76, transmeton Klankosova.tv.
Pejanët njëkohësisht janë skuadra e vetme në këtë edicion me shtatë fitore në shtatë ndeshje të zhvilluara, ndërsa prishtinasit ndodhen në vendin e dytë me pesë fitore e dy humbje.
Ky derbi njihet si klasikja e basketbollit, mes skuadrave që kanë fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës dhe përballjet ndërmjet tyre gjithmonë kanë qenë interesante dhe dramatike. Spektakël i basketbollit pritet të dielën në palestrën ‘Karagaqi’.
Sfida e fundit për këtë xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Kampionët kërkojnë fitoren e katërt me radhë.
Ata e nisën edicionin jo mirë, duke pësuar katër humbje radhazi, e para ishte nga rahovecasit 90:88, ndërkohë që për Vreshtarët kjo ishte fitorja e parë dhe e vetme në këtë edicion, duke pësuar gjashtë humbje radhazi.
E diel
17:00 Peja - Sigal Prishtina
19:00 Golden Eagle Ylli - Rahoveci
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.