Epilogu i xhiros së tretë kampionale në Albi Mall Superligë vendoset sot në Podujevë me ndeshjen e fundit të vlefshme për xhiron e tretë mes Llapit dhe Dritës.
Në arenën "Zahir Pajaziti", të dy ekipet do kërkojnë fitoren e parë sezonale, pas një starti jo dhe aq pozitiv që patën, transmeton Klankosova.tv.
Ky ballafaqim zhvillohet nga ora 16:30 dhe vjen ekskluzivisht në Sport 2 të platformës Artmotion me komentimin e Arbon Flugajt.
Në 10 vitet e fundit, Llapi dhe Drita janë takuar 36 herë mes tyre. Drita ka 18 fitore, 6 janë barazimet, teksa 12 herë ka triumfuar Llapi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.