Mëngjesi i së premtes do ta sjellë një super duel mes dy gjigantëve të konferencës lindore në NBA, Brooklynit dhe Bostonit.
Takimi, që luhet në “Barclays Center”, pritet të jetë shumë interesant, teksa padyshim që do të jetë pjesë e transmetimeve sportive të Artmotion.
01:00 BOSTON CELTICS – BROOKLYN NETS ART SPORT 1
Faza e dytë sezonale dhe lufta për playoff në NBA po bëhet çdo herë e më e nxehtë. E premtja e kësaj jave në ligën më të fortë të basketbollit në botë zbardh me një super-përballje fantastike në mes dy super skuadrave nga lindja, Bostonit dhe Brooklynit.
Ky duel transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1, këtë të premte, me fillim nga ora 01:00.
Kur janë luajtur gjysma e parë e ndeshjeve, Bostoni tashmë mban pozitën e katërt në bregun lindor me 19 fitore dhe 17 humbje, ndërsa në anën tjetër Brooklyni - që ka krijuar super skuadër këtë edicion - aktualisht janë të dytët po në lindje duke mbajtur rekord prej 24 fitoresh dhe 13 disfatash.
Kjo ndeshje mes tyre do të jetë e dyta për këtë edicion, teksa e 202-ta në total.
Në duelin e parë të luajtur në Krishtlindjet e vitit të kaluar fitues dilnin Netsat me rezultatin e thellë 123-95.
A do të hakmerret Bostoni, apo Brooklyni do të vazhdojë përsëri me rezultate pozitive mbetet të shihet.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.