Ndeshja kryesore e natës së sotme në NBA, zhvillohet në "Fiserv Forum", ku Bucks sfidohen nga Nuggets.
Të dyja këto skuadra gjenden pak a shumë në nivel të njejtë në Konferencat ku bëjnë pjesë, me një avantazh të lehtë të Denverit, njofton Klankosova.tv.
Milwaukee zë vendin e pestë në Lindje me 32 fitore kampionale nga 57 ndeshje, kurse kundërshtari i tyre i sotëm, nga 58 ballafaqime, triumfoi 38 herë dhe renditet i treti në Perëndim.
Hera e fundit kur këto skuadra u takuan, ishte 13 shkurti i vitit 2024.
Të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi 36 pikë, plot 18 kërcime e 5 asistime, Milwaukee Bucks triumfoi 112-95.
Kjo super përballje, transmetohet në orën 02:00 pas mesnate, në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.