Superliga e basketbollit vjen me dy super ndeshje edhe këtë të diel.
Fillimisht Rahoveci duelon me Pejën në një ndeshje që vlen kreun e tabelës, teksa menjëherë pas tyre Ponte Prizreni sfidon Vëllaznimin.
Të dyja ndeshjet padyshim vijnë live dhe ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova.
17:00 RAHOVECI – PEJA ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA
Gjashtë javë nga fundi, Rahoveci dhe Peja - që mbajnë pozitat tre dhe katër në tabelë - do të synojnë që të arrijnë fitoren e radhës në luftë për dy pozitat e para të cilat dërgojnë direkt në gjysmëfinale.
Kjo përballje luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
Kur janë luajtur 22 duelet e para kampionale tashmë Rahoveci është në pozitën e tretë në tabelë me 35 pikë nga të cilat 13 fitore dhe 9 humbje. Nga ana tjetër, Peja ka në total 34 pikë nga të cilat 12 fitore dhe 10 disfata.
Nga dy përballjet e mëhershme të këtij edicioni dy skuadrat kanë arritur nga një triumf.
Rahoveci, 5-shja e mundshme startuese:
Traylor, Morina, Jones, Daniel, Veseli
Peja, 5-shja e mundshme startuese:
Cartwright, Berisha, Grapci, Walters, Shoshi
19:00 PONTE PRIZRENI – VËLLAZNIMI ART SPORT 1
Pas formës së mirë të javëve të fundit, Vëllaznimi me moralin e ngritur lart do të synojë që serinë fantastike të fitoreve ta vazhdojë edhe më tutje dhe të dalin të fituar nga përballja kundër Ponte Prizrenit.
Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Kur kanë kaluar 22 xhiro, Ponte Prizreni qëndron në krye të tabelës me 15 fitore dhe 7 humbje apo në total 37 pikë. Nga ana tjetër, Vëllaznimi ka 7 fitore dhe 15 disfata dhe janë krejt në pozitën e fundit tabelore.
Në dy duelet e para mes këtyre dy klubeve fitues kanë dalë skuadra e Ponte Prizrenit.
Ponte, 5-shja e mundshme startuese:
Myles, Vaughn, Hajdari, Taliaferro, Zenelaj
Vëllaznimi, 5-shja e mundshme startuese:
Emogbo, Kendley, Shestani, Shehu, Nichols
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.