Me dy duele super aktraktive dhe interesante do të mbyllet edhe mesjava sportive e transmetimeve nga elita e futbollit kosovar në Artmotion.
Derbi padyshim është Drita – Gjilani, teksa nxehtë pritet të jetë edhe në duelin mes Arbërisë dhe Ballkanit.
13:00 DRITA - GJILANI ART SPORT 1
Dueli i zjarrtë në mes rivalëve lokalë, Dritës dhe Gjilanit, që njihet ndryshe edhe me emrin “Derbi i Anamoravës” do të jetë epiqendra e komplet sportit kosovar në këtë mesjavë.
Ky duel luhet të enjten, duke filluar nga ora 13:00, dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Në stadiumin e qytetit do të përballen edhe njëherë tjetër. Drita e rikthyer në pozitën e parë pret në cilësinë e skuadrës vendase rivalët lokal të Gjilanit të cilët ndodhen në një pozitë të palakmueshme e ky takim mund të jetë vendimtar edhe për të ardhmen e trajnerit të tyre aktual, Bylbyl Sokolit.
Pas 23 javëve të luajtura, Drita qëndron në pozitën e parë në tabelë me 50 pikë të grumbulluara prej të cilave 15 fitore, 5 barazime dhe 3 disfata. Në anën tjetër, Gjilani - që nuk është në formë aspak të mirë dhe që fitoren e fundit e ka arritur në muajin dhjetor të vitit të kaluar - deri më tani ka arkëtuar 33 pikë dhe janë në pozitën e katërt tabelore.
Drita ka fituar një ndeshje direkte, teksa një tjetër është mbyllur në barazim në vjeshtë. Do të jetë shumë interesante të shihet se cila prej skuadrave do të jetë triumfuese në derbin e parë mes tyre që luhet në këtë fazë të dytë të sezonit.
13:00 ARBËRIA - BALLKANI ART SPORT 2
Javë e re, shtëpi e re. Arbëria e Lipjanit nuk po mund të rehatohet me stadiumet në të cilat luan takimet si vendase e tani për herë të katërt në këtë sezon do të ndryshojë lokacionin për takimet si skuadër nikoqire.
Dueli mes tyre dhe gjigantëve të Ballkanit do të luhet në “Zahir Pajaziti” të Podujevës këtë të enjte, me fillim nga ora 13:00, dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht ne Art Sport 2.
Ballkani që nuk po kalon në formë edhe aq të mirë duke mos arritur të përmbushë pritshmëritë aktuale këtë mesjavë udhëton për të luajtur si mysafire e një skuadre që e ka mposhtur dy herë deri më tani, Arbërisë, në një duel nga i cili kërkojnë pikë të dy skuadrat.
Kur kanë kaluar 23 javë nga fillimi i sezonit, Arbëria mban pozitën e tetë me 26 pikë dhe ndodhet në pozitë shumë të vështirë tabelore. Ballkani nga ana tjetër janë në ndjekje të liderëve të Dritës duke mbajtur kështu pozitën e dytë me 48 pikë.
Se a do ta arrijë Ballkani edhe fitoren e tretë sezonale kundër Arbërisë apo këtë herë “Stuhia e Kuqe” do të arrijë të bëjë befasinë mbetet të shihet këtë të enjte.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.