Bayern Munchen dhe Paris Saint Germain nuk e kanë nisur mirë kampanjën e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Gjermanët kanë dy fitore e dy humbje, kurse francezët edhe më keq, vetëm një fitore, një barazim e dy humbje, raporton Klankosova.tv.
Këto dy skuadra sonte pritet që të luajnë me krejt arsenalin e tyre për ta kërkuar fitoren, pasi gjasat për t'u renditur lartë, po zbehen.
"Bavarezët" gjendet në pozitën e 19-të, kurse PSG në vendin e 25-të, nga gjithësejt 36 skuadra që garojnë në fazën e parë të Champions League.
Të dy rivalët që sonte matin forcat në "Alianz Arena", ishin finalistë të kësaj gare në vitin 2020, ku trofeun më të çmueshëm të futbollit evropian për klube, e pati ngritur ekipi më i suksesshëm gjerman, pas fitores 1-0, njofton Klankosova.tv.
Kjo super ndeshje do të transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 21:00.
Komentator, Andin Lokaj!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.