Phoenix Suns ka shënuar fitore ndaj Los Angeles Lakers me rezultat 140-111.
Ndonëse LeBron James i realizoi 31 pikë, më së shumti në ndeshje, ai nuk arriti ta bëjë diferencën, pasi klubi i tij humbi me 29 pikë disavantazh.
Në anën tjetër, Devin Booker pati më së shumti pikë te liderët e NBA-së, 30 pikë, shto këtu edhe 10 asistime.
Kështu u thellua kriza e Lakers, që po kërkojnë një vend në playoff, teksa Suns bindshëm po shkojnë drejt përfundimit të sezonit të rregullt në krye të renditjes tabelare.
https://www.youtube.com/watch?v=SfW-urG1dto
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.