Lajmet e fundit

Në vitin 2022, ai përfaqësoi Italinë në Eurovision Song Contest së bashku me Mahmood, me këngën "Brividi", e cila u vlerësua shumë nga adhuruesit e festivalit. Përveç hitit "Brividi", repertori i tij muzikor përfshin edhe këngë shumë të njohura si "Ricordi", "Mi fai impazzire", "Piangere a 90" dhe shumë të tjera, derisa transmetimet e tij në Spotify kapin shifra prej qindra milionave, shkruan Telegrafi. Sunny Hill Festival do të nisë më 31 korrik dhe do të vazhdojë edhe më 1 dhe 2 gusht, duke sjellë tri net të paharrueshme me performanca të artistëve global si dhe vendor. Organizatorët pritet të zbulojnë edhe emra të tjerë që do t'i bashkohen edicionit të këtij viti.