Lajmet e fundit

Të enjten është arrestuar një person në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se i njëjti është dërguar në mbajtje, raporton Klan Kosova.
“Rr. Haxhi Zeka, Vushtrri 04.01.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe kanosur zyrtarët policorë si dhe ka refuzuar të legjitimohej. Një zyrtar policor ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.