“Zonja e Vjetër” i ka uruar fat futbollistit Edon Zhegrova për ndeshjen e sotme ndaj Suedisë, me porosinë për sulm.
Përmes një reagimi, Juventus shkroi se i urojnë fat Zhegrovës dhe shokëve të tij nga Kosova për përballjen me suedezët.
“Sulmoj ata. I urojmë Zhegrovës fat ndërsa ai dhe shokët e tij të ekipit nga Kosova përballen me Suedinë në kualifikimet e #FIFAWorldCup më vonë sot”, shkruhet në postimin e Juves në Facebook, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Suedisë. Ndeshja në Goteburg do të nisë me fillim prej orës 20:45. /Klankosova.tv
Postimi i plotë i Juventusit:
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.