Gazetarja Ulpiana Emra ka dhënë detaje lidhur me të rejat e fundit nga basketbolli vendor.
Në “Weekend” në Klan Kosova, Ulpiana tha se ndeshjet e “Play Off-it” sollën befasi.
“Loja që e ka lujtë ekipi i Pejës më ka bërë përshtypje dhe ka pasë paraqitje shumë të mirë duke i prishë matematikat Yllit. “Play offi” është diçka tjetër”, tha Ulpiana.
Ndërkaq, lidhur me përleshjen që ndodhi pas takimit ajo tha se është e papranueshme.
Derisa shpjegoi se lojtari i Pejës e kishte bërë shkronjën "L" për "Losers" , por u keqkuptua.
"Vitet e fundit asesi nuk po mundemi me u vetëdijësu që duhet me shku në palestër dhe me u kënaq veç me basketboll, sharjet ndodhin, hudhja e gjësendeve nuk duhet bëhet", tha ajo.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=dXPn6YM7Urk
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.