Pas ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll është dëmtuar autobusi i skuadrës së Sigal Prishtinës nga persona të panjohur.
Asnjë nga anëtarët e klubit nga kryeqyteti nuk kanë pësuar lëndime nga ky incident, njofton Klan Kosova.
Ndryshe në finale bardhekaltrit e mposhtën Golden Eagle yllin me rezultat 82-76 duke fituar Kupën e Kosovës për herë të 15 në histori të klubit.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.