Lajmet e fundit

Autoritetet e Kharkivit të Ukrainës kanë raportuar se një fëmijë është vrarë dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur në një sulm me bomba.
Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Syniehubov tha se bombat ruse goditën vendbanimet Lyptsi, Mala Danylivka dhe Vovchansk.
“Një vajzë 14-vjeçare u vra dhe të paktën dy persona, një punonjëse e farmacisë 33-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar u plagosën në Lyptsi. Ndërkaq në Vovchansk një burrë 34-vjeçar u dërgua në spital” , tha tutje Syniehubov.