Behije Mustafa po e mban me krenari medaljen e parë historike nga Kosova.
Karateistja nga Kosova e rrëmbeu të artën në kampionatin e karatesë Series A që u mbajt në Spanjë, e që ishte sefte për karatenë kosovare në këtë garë.
Mustafa fitoi plot gjashtë luftëra për të arritur deri te ngjitja në podium nga vendi i parë, teksa për Klan Kosova tregoi emocionet.
Ndërkohë trajneri që i qëndroi pranë, Qëndrim Shaqiri, potencoi se cili ishte kundërshtari më i vështirë.
Mustafa mes tjerash theksoi se në cilën garë i ka ambiciet kryesore për të mbërritur deri te medalja për këtë vit.
Ndërkohë Artiol Shaqiri nga klubi Sharri, nuk mundi të marrë pjesë për shkak të një problemi teknik.
Në këtë kampionat morën pjesë mbi 1 mijë garues nga pesë kontinente.
Kronika më poshtë sjell detajet:
https://youtu.be/FsC-lGwPpNs
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.