I përhershmi Mevlan Zeka ka realizuar sërish për Suharekën, duke i dhënë avantazhin ndaj liderit të Superligës, Malishevës.
Gjakovari arriti ta kalojë skuadrënb e tij në epërsi që në minutën e tetë të takimit, raporton Klankosova.tv.
Ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Aktualisht Malisheva është në pozitën e parë në tabelë me 14 pikë, kurse skuadra e re nga Theranda ka 13 sosh, njofton Klankosova.tv.
Në rast fitoreje, atëherë ekipi i promovuar sivjet në elitën futbollistike, do ta merrte "vallën" e renditjes.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.