Dy javët e para të edicionit të ri të Albi Mall Superligës në futboll, për Dukagjinin e Klinës rezultuan të jenë udhëtime në Suharekë dhe në të dyja humbi.
Në xhiron e parë u mposhtën 2-0 nga kampioni aktual, FC Ballkani, kurse sot dolën pa pikë edhe nga dueli me skuadrën e promovuar sivjet në elitë, FC Suhareka, raporton Klankosova.tv.
Mevlan Zeka e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 50, pasi pjesa e parë u mbyll pa gola.
Klinasit u kthyen në lojë 8 minuta pas realizimit të vendasëve, duke shënuar me anë të Hekuran Berishës.
Por nuk vonoi shumë dhe të verdhët morën sërish avantazhin, me Jakup Berishën në minutën e 69.
Duke qenë se skuadra e Dukagjinit u vërsul në sulm për ta kërkuar golin e barazimit, në minutën e tretë shtesë, në kundërzbritjen e vendasëve, shkaktohet ndërhyrje e palejuar në zonë, për penalltinë që e shndërron në gol, Mevlan Zeka, njofton Klankosova.tv.
Me 4 pikë të grumbulluara, FC Suhareka tani i prinë renditjes tabelare, ndjekur nga Ballkani dhe Ferizaj që kanë nga një ndeshje e një fitore.
https://www.youtube.com/watch?v=B0c562LYJik
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.