Suhareka mbetet në luftë për mbijetesë pasi ka fituar në fund ndaj Malishevës me rezultat 1:2 në xhiron e parafundit të Superligës së Kosovës.
Sidoqoftë, nuk dihet sa mund t’i ketë kryer punë ky triumf pasi Llapi fitoi 0:1 ndaj rivalit të qytetit të suharekasve, Ballkanit.
Me këtë fitore Suhareka tubon 42 pikë në vendin e nëntë, dy më pak se Llapi që ndodhet i teti në pozitën e barazhit.
Malisheva me këtë disfatë mbetet e treta me 52 pikë, dy më pak se Gjilani që ia rrezikon pozitën që dërgon në Evropë.
Në takimet tjera sot, Prishtian mundi Feronikelin, 0:1, Gjilani dhe Drita barazuan 0:0 në derbin lokal, teksa Dukagjini mposhti Ferizajn 3:1 duke ia shuar pothuajse shpresat për Evropë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.