Suhareka dhe Gjilani e përfunduan pjesën e parë me barazim 1-1.
Ndonëse gola nuk pati deri 5 minuta pa përfunduar pjesa e parë, lojtarët u kujdesën që të shënojnë nga një herë secila skuadër në minutat e mbetur.
Në minutën e 42, Gjilani shënoi për 0-1, kurse Suhareka i barazoi shifrat në minutën e 46-të.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të xhiros së 22-të, Feronikeli74 e Dukagjini mbyllën 45-minutëshin pa gola.
Ndeshjet po transmetohen në platformën Artmotion, ndërsa Suhareka vs Gjilani mund ta ndiqni edhe në Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.