Muzikanti Sufjan Stevens ka bërë thirrje që të gjitha bendet të ndahen pasi t’i kenë bërë nga 10 vjet së bashku.
“Cdo bend që është ende i bashkuar pas dhjetë vjetësh – ju lutem. Ndahuni. Bëjini albumet tuaja solo. Lëvizni përpara”, ka shkruar Stevens.
Ai këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në Tumblr, ku po ashtu është shprehur kundër rikthimit të rrymës së ’90-tave.
Ndërkaq, albumin e tij të preferuar për vitin 2021 ai e ka listuar atë të Peter Gabrielit që daton nga viti 2002, “Up”, atë të Ringo Starrit më 1970, “Beaucoup Of Blues”, si dhe albumin filmik të Alain Goraguerit, “La Planete Sauvage” që kishte dalë më 1973.
https://www.youtube.com/watch?v=4WTt69YO2VI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.