Lajmet e fundit

Për pothuajse një vit, infermieret e shtëpisë së pleqve në Svartedalens të Suedisë, kanë punuar nga gjashtë orë në ditë, me një pagë prej 8 orësh.
Ato ishin pjesë e një eksperimenti të financuar nga qeveria e Suedisë, për të parë nëse një ditë me orar më të shkurtër, mund ta rrisë produktivitetin. Dhe pritshmëritë janë arritur, me më pak orë pune në ditë ka më shumë produktivitet, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Nga eksperimenti që ka bërë Suedia, del se punëtorët janë më produktivë nëse punojnë më pak orë në ditë dhe nuk janë shumë kërkues për pushime vjetore krahas orëve të shkurtuara të punës.