Studiuesit kanë lidhur pirjen e çajit me rrezikun më të ulët të vdekshmërisë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2.
Tani, një studim i ri sugjeron se një nga pijet më të konsumuara në botë ka një përfitim tjetër: pastrimin e ujit.
Studimi, i botuar më 24 shkurt në ACS Food Sciences & Technology, zbuloi se çaji mund të largojë metalet e rënda toksike si plumbi dhe kadmiumi nga uji i pijshëm.
Substancat u përthithën u ngjitën në sipërfaqen e çajit me gjethe ose qeseve të çajit dhe përfundimisht u hoqën nga filxhani.
“Duket se pirja e çajit mund të ndihmojë në uljen pasive të ekspozimit ndaj metaleve të rënda dhe të ofrojë një metodë të thjeshtë dhe të arritshme korrigjimi”, tha për Health Kantha Shelke.
“Duke pasur parasysh popullaritetin global të çajit, kjo praktikë nuk kërkon ndryshime në stilin e jetës apo teknologji shtesë, duke e bërë atë një ndërhyrje të lehtë të shëndetit publik”.
Edhe pse nuk është një zëvendësim për sistemet e filtrimit, ekspertët e shohin potencialin për çajin si një mënyrë të thjeshtë dhe të arritshme për të reduktuar ekspozimin ndaj metaleve të rënda. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.