Një studim i ri nga "The Lancet" tregon se mbjellja e më shumë pemëve mund të zvogëlojë vdekjet që lidhen me temperaturat e larta.
Studimi që përfshiu 93 qytete evropiane zbuloi se një e treta 6 mijë e 700 vdekjeve të parakohshme të lidhura me temperaturat e larta në 2015 mund të ishte shmangur duke rritur mbulimin e pemëve deri në 30 për qind.
Autorja kryesore e hulumtimit, Tamara Lungman, një studiuese në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Globalm shpjegoi se ky studim ishte ndër të parët që tregoi se vdekjet nga temperaturat e larta mund të parandaloheshin duke rritur mbjelljen e pemëve, shkruan Gazettengr, transmeton Klankosova.tv.
“Ne tashmë e dimë se temperaturat e larta në mjediset urbane janë të lidhura me rezultate negative shëndetësore", u shpreh tutje ajo.
Studiuesit e "The Lancet" zbuluan se qytetet regjistrojnë më shumë vdekje të lidhura me valët e të nxehtit sesa fshatrat.
Mungesa e pemëve, prania e asfaltit dhe përdorimi i materialeve të ndërtimit që thithin nxehtësinë janë shënuar si faktorë që përkeqësojnë ngrohjen globale në zonat urbane.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.