Studimi i ri, i botuar të hënën në revistën Nature, zbuloi se mostrat e trurit të mbledhura në vitin 2024 përmbanin dukshëm më shumë mikroplastikë sesa ato të marra tetë vjet më parë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv
Studiuesit thonë se sasia e plastikës në tru është rritur me rreth 50% - peshë e barabartë me një lugë të tërë plastike.
"Kjo do të thotë se truri ynë sot është 99.5% tru dhe pjesa tjetër është plastikë", tha për CNN bashkëautori Mattheë Campen, një profesor i shkencave farmaceutike në Universitetin e NeëwMexico në Albuquerque.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se njerëzit me demencë kishin nivele edhe më të larta të fragmenteve mikroplastike në trurin e tyre - tre deri në pesë herë më shumë se ata pa demencë.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.