Studiuesit kanë gjetur se një medikament i miratuar së fundmi për të kontrolluar mpox (
një sëmundje që transmetohet nga kafshët te njerëzit,), rezulton të jetë shumë efektiv me vetëm dy doza, sipas të dhënave të publikuara të enjten, raporton UPI, transmeton Klan Kosova.
Vaksina Jynneos është bërë nga Bavarain Nordic. U krijua fillimisht për të mbrojtur kundër lisë, por për shkak të ngjashmërive në strukturat gjenetike të dy viruseve, besohej se Jynneos do të mbronte edhe kundër mpox.
Një studim nga Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Nju Jorkut zbuloi se dy doza të vaksinës Jynneos ishin më shumë se 88% efektive si vaksinë.
“Rastet e mpox kanë rënë, por mbulimi i vaksinave është ende i ulët dhe nuk dihet se sa zgjat mbrojtja, që do të thotë se ka një shans për shpërthime të reja mpox”, tregoi hulumtimi.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.