Të qenit plotësisht i vaksinuar kundër COVID-19 jo vetëm që zvogëlon rrezikun e infektimit, por edhe të një infeksioni që kthehet në COVID të gjatë,
Sipas një studimi të udhëhequr nga King's College London thuhet se tek njerëzit që marrin dy dozat e vaksinës, shanset që simptomat e COVID-19 të zgjasin më shumë se katër javë, janë 50 përqind më të vogla.
Shumë të infektuar me koronavirus, shërohen për katër javë, por ndonjëherë shërimi zgjatë më shumë.
Studiuesit, puna e të cilëve u botua në “The Lancet Infectious Diseases” thonë se vaksinimet po shpëtojnë jetë dhe po parandalojnë sëmundje serioze, por ndikimi i vaksinave në zhvillimin e sëmundjeve afatgjata ka qenë më pak i sigurt.
Studiuesit zbuluan se disa njerëz ishin më të rrezikuar nga të ashtuquajturat infeksione të përparimit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Udhëheqja e studimit, Claire Steves, tha se njerëzit që janë më të rrezikuar nga COVID-19 duhet të jenë prioritet për dozën e tretë përforcuese.
Për sa i përket barrës së COVID-it të gjatë, është një lajm i mirë që hulumtimi ynë ka gjetur se të kesh dy doza të vaksinës zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kapjes së virusit, por edhe nëse infektohesh, koronavirusi do të jetë më pak i gjatë”, tha ajo.
Ndryshe, ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se vaksinat ua kanë shpëtuar jetën mbi 105 mijë personave dhe kanë parandaluar mbi 24 milionë infeksione vetëm në Angli.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.