Hulumtimi i ri konfirmon se alkooli nuk është miku juaj teksa plakeni: edhe pirja e lehtë ishte e lidhur me një rritje të vdekjeve nga kanceri tek të moshuarit, me rrezikun e rritur më të theksuar tek ata që kishin probleme të tjera shëndetësore ose jetonin në zona me të ardhura të ulëta.
Studimi, i cili gjurmoi pak më shumë se 135,000 të rritur të moshës 60 vjeç e lart për 12 vjet, gjithashtu hedh poshtë besimin e kahershëm se konsumimi i lehtë ose i moderuar i alkoolit është i mirë për zemrën.
Në vend të kësaj, studiuesit raportuan të hënën në revistën JAMA Network Open, se nuk kishte reduktim të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës tek ata që pinë pak ose mesatarisht, pavarësisht nga shëndeti ose statusi i tyre socio-ekonomik.
"Ne nuk gjetëm prova të një lidhjeje të dobishme midis pirjes së ulët të alkoolit dhe vdekshmërisë së përgjithshme", tha për New York Times autorja kryesore e studimit Dr. Rosario Ortolá, asistente profesoreshë e mjekësisë parandaluese dhe shëndetit publik në Universidad Autónoma de Madrid, transmeton Klan Kosova.
Nga ana tjetër, shtoi ajo, alkooli ndoshta rrit rrezikun e kancerit “që në pikën e parë”.
Gjetjet e reja mbërrijnë teksa ekspertët luftojnë me atë që duhet të jetë udhëzimi zyrtar i ShBA-së për konsumimin e alkoolit. Dy grupe shkencore po përgatisin raporte mbi marrëdhënien midis alkoolit dhe shëndetit përpara një përditësimi të Udhëzimeve dietike të ShBA-së, raportoi Times.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.