Diabeti i tipit 2 mund të rrisë rrezikun për shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit duke ndryshuar funksionin e trurit, sugjeron një studim i ri.
Një ekip i Universitetit të Nevadas në Las Vegas tregoi se sheqeri i lartë kronik në gjak mund të dëmtojë kujtesën dhe të ndryshojë aspektet e rrjeteve të kujtesës te brejtësit.
"Diabeti është një faktor kryesor rreziku për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer, por nuk është e qartë pse", ka thënë autori i studimit James Hyman, një profesor i asociuar i psikologjisë, përcjell Klankosova.tv
"Ne tregojmë se një tipar qendror i diabetit, hiperglicemia, dëmton aktivitetin nervor në mënyra që janë të ngjashme me atë që vërehet në modelet paraklinike të sëmundjes së Alzheimerit", ka vazhduar Hyman.
Ekipi kërkimor gjatë një eksperimenti me minjtë zbuloi se dy pjesë të trurit qendrore për formimin dhe marrjen e kujtimeve, hipokampusi, dhe lëvorja e përparme cingëlarë, ishin të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.