Përkundër faktit se uji përbën dy të tretat e një trupi të shëndetshëm të njeriut dhe mjekët rekomandojnë që kemi pirë gjashtë deri tetë gota në ditë, një hulumtim britanik ka nxjerrë që katër milionë britanikë nuk kanë konsumuar një gotë me ujë në më shumë se një javë.
Në fakt, studimi nga SodaStream gjeti se vetëm 23 % e britanikëve rregullisht konsumojnë sasinë e rekomanduar dy litra ujë në ditë.
30 % e pjesëmarrësve në studim kanë pohuar se e kanë më të 'nevojshme' kafeinën mbi ujë, e cila u reflektua në faktin se mbi gjysma e tyre konsumojnë më shumë çaj dhe kafe se sa ujë, transmeton Klan Kosova.
Më shqetësuese se të gjitha ishte fakti se 3 milionë britanikë janë shprehur se kanë menduar se lëngjet dhe pijet energjetike ishin më të mira se sa uji.
"Uji është mënyra më e mirë për tu hidratuar, jep energji, ndihmon tretjen dhe humbjen e peshës dhe ka shumë benefite të tjera" kanë thënë udhëheqësit e këtij studimi.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.