Tetë milionë tonë të mbeturinave plastike hyjnë në oqean nga toka çdo vit, transmeton Klan Kosova.
Këto plehra janë jashtëzakonisht të dëmshme për kafshët detare. Dhe situata nuk po përmirësohet.
Për këtë arsye 21 vjeçari holandez , shpikësi dhe inxhinieri i hapësirës ajrore studenti, Boyan Slat duket se ka gjetur një zgjidhje.
Ai bashkë me ekipin e tij kanë zbuluar një teknologji me anë të cilës do të mund mund të pastronin për 10 vite gradualisht mbeturinat e Oqeanit Paqësor.
Madhështia e këtij koncepti qëndon në faktin se rrjeti i mureve lundrues do të punojë me rrymat e oqeaneve, duke e bërë të gjithë sistemin të “vetëmjaftueshëm”.
Një sasi e ngjashme e plehrave do t’i kishte marrë njerëzve rreth 70.000 vjet për t’I pastruar ato duke përdorur anijet.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.