Qysh nga orët e para të mëngjesit të sotëm në Beograd kanë filluar të mblidhen një numër i madh i studentëve që duan rrëzimin e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.
Slogani “me 15 mars për 15” ka të bëjë me 15 viktimat e rrëzimit të betonit në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.
Studentët serbë kanë protestuar për javë të tëra, por kanë paralajmëruar se kjo do të jetë protesta më e madhe e tyre deri tani.
Për këtë, Vuçiqi u bëri thirrje të gjithëve që protesta e sotme në Beograd të jetë paqësore dhe që autoritetet shtetërore të mos përdorin forcë përveç në rastet e nevojës absolute dhe tha se shteti do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin.
Ai tha se protesta që pritet të mbahet nga ora 16:00 është e paligjshme, dhe se nëse ka nevojë, do të ketë arrestime.
“Ne jemi një vend dukshëm demokratik dhe në vend të shkopinjve që do të përdoreshin në Gjermani, Francë dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, ne do të ndihmojmë në çdo mënyrë në sigurimin e tubimit të tyre”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.