Në Shtëpinë e Evropës, në Mitrovicë të Veriut sonte nga ora 17:00 do të mbahet ekspozita e artit "Shkëmbim i perspektivave".
Në këtë ekspozitë prezantohen punimet e studentëve nga Fakulteti i Arteve në Prishtinë. Kjo ngjarje thekson perspektivat e artistëve të rinj, duke frymëzuar dialogun artistik dhe shkëmbimin kulturor mes komuniteteve.
Artistët pjesëmarrës:Yll Xhaferi, Rinor Dauti, Rinea Mustafa, Diellza Hyseni, Jeta Neziri, Diona Ramadani, Elienta Culaj, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.