Me 21 mars, në ditën e poezisë, në Prishtinë promovohet libri "Strehë Dashnie" i poetit Besnik Camaj.
Libri me 107 poezi, javë më parë u promovua në Athinë, pastaj në Shkodër dhe tani vjen edhe për lexuesit e vendlindjes së autorit, njofton Klan Kosova.
Këtë përmbledhje të poezive, poeti ia besoi Shtëpisë Botuese “OM”, e cila për herë të parë këto poezi i solli në fundvjeshtën e vitit të kaluar, në Panairin e Librit në Tiranë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.