Turneu i Prishtinës ka dhënë Superfinalistin e pestë.
Është skuadra “Seba Team”, që të dielën ka triumfuar në kryeqytet, në turneun më masovik deri më tani, njofton Klan Kosova.
Basketbollisti aktiv Driton Bajrami, ish-basketbollisti Drin Kurtolli dhe dyshja Sebush Dermaku e Alban Latifaj, janë pjesë e ekipit “Seba Team”, që në finale mposhtën ekipin “Newborn”, me rezultat 14:8.
Kjo skuadër ka tejkaluar parashikimet, duke mposhtur edhe rivalin kryesor për titull në Prishtinë, skuadrën “The Answer”, pjesë e së cilës ishin dy basketbollistët aktivë, Kreshnik Juniku e Mustafë Merovci, që luajnë në Superligë.
Garat e Limak Streetball Kosova 2016, vazhdojnë javën e ardhshme me turnetë përfundimtar, në Pejë më 30 korrik dhe në Mitrovicë, më 31 korrik.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.