Oliver Stone ka mbrojtur qasjen e tij të butë kur e kishte intervistuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai si mysafir i Stephen Colbert në The Late Show këtë të hënë, foli për dokumentarin e tij katër-pjesësh "Intervistat e Putinit", që debutoi më 12 qershor.
“Mendoj që duhet ta shohësh filmin vetë”, i tha Stone Colbert-it.
“Ai është kryetar shteti, ka interesat e vet për Rusinë, e respektoj për këtë dhe e kuptoj pse ai po e bën këtë. Ai është një nacionalist i fortë”.
“Kurrë nuk e kam dëgjuar të flasë keq për SHBA-të. E kam dëgjuar duke tentuar që ta arrijë një lidhje”, shtoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=k6XQOD-7VhA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.