Vokalisti i bendit alternativ R.E.M., Michael Stipe, ka publikuar këngën e tij të parë solo në karrierë të titulluar “Future, If Future”.
Këtë këngë ai e ka publikuar në mbështetje të protestës së sotme të “March For Our Lives”.
Marshi i sotëm mblodhi qindra mija njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, në protestë ndaj mungesës së ligjeve më strikte sa i përket kontrollit të armëve.
Ndonëse Stipe ka performuar këngë dhe kompozime solo në të kaluarën, kjo këngë është e para që ai e ka incizuar solo dhe me tekst, raporton Stereogum.
https://www.instagram.com/p/Bgs8EtnBzKO/?utm_source=ig_embed
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.