Platforma më e madhe televizive shqiptare, Art Motion, do të vazhdojë edhe këtë mesjavë sjellë kënaqësi maksimale sportive.
Një vend të veçantë zë basketbolli, ku sonte nis stinori pranveror në elitën basketbollistike, njofton Klankosova.tv.
Një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren ku ballafaqohen dy skuadrat lidere të ProCredit Superligës së Kosovës.
Bashkimi i vendit të dytë është nikoqir i vendit të parë, njëhertit kampion aktual, Trepça.
Ky derbi do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1, me komentim të Lirim Pecit.
Ndërkohë përballja tjetër e ditës së sotme, është ajo ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit, raporton Klankosova.tv.
Këtë duel e komenton Ulpiana Emra!
Por, kjo nuk është e tëra sa i përket transmetimeve sportive.
Nga ora 17:00, në kanalin Sport 1 të Artmotion do të shfaqen momentet kryesore, aksionet dhe golat e javës së 18-të të Superligës së Turqisë.
Mos i humbisni!
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.