Ylli i muzikës rok, Stevie Nicks, ka zbuluar se po e kalon kohën në karantinë duke punuar në një film të frymëzuar nga "Rhiannon" hiti muzikor i vitit 1975 i bendit Fletwood Mac.
Ajo për Rolling Stone zbuloi se po punon në një film i cili tashmë ishte bërë prioritet i saj që kur kishte përfunduar turneun vitin e kaluar.
“Vitin e kaluar, propozova që kur të mbarojë ky turne i Fleetwood Mac, do ta merrja një vit pushim sepse dua që të punoj në filmin/librin tim të Rhiannnon”, ka thënë Nicks.
“Dhe dua që ndoshta të punoj me disa producentë të ndryshëm...nuk e di se çfarë dua të bëj. Vetëm e di që nuk dua të bëj turne”.
https://www.youtube.com/watch?v=U_aYibUx1B8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.