Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u takua të martën me aktorin amerikan Steven Seagal, i cili shërben si një përfaqësues special i Ministrisë së Jashtme ruse.
Gjatë takimit të transmetuar në televizionin shtetëror nga pallati presidencial në Karakas, aktori i famshëm dhe me dan shtatë në artin ushtarak japonez të "aikido", i dhuroi Maduros një shpatë samurai.
Lideri venezuelas e përdori atë dhe bëri shaka duke kryer disa lëvizje të thjeshta në stilin e luftimit me një katana.
Nuk dihet që kur aktori trupmadh 68-vjeçar ka qenë në këtë vend, raporton AP, transmeton Klan Kosova.
Filmat aksion të tillë si "Under Siege (1992)" dhe "Exit Plages" (2001) çimentuan karrierën e Seagal si aktor i filmit aksion.
https://www.youtube.com/watch?v=qntfU7E65IE
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.