Sivjet në Rock and Roll Hall of Fame janë futur artistë dhe grupe të famshme dhe me ndikim si Stevie Nicks, Radiohead, The Cure, Janet Jackson dhe Deff Leapard.
Nicks u bë gruaja e barë që futet dy herë në Hall of Fame, një herë në kuadër të bendit legjendar Fleetwood Mac, e pastaj edhe si këngëtare solo.
https://www.youtube.com/watch?v=Dn8-4tjPxD8
Ndërkaq hyrja e këngëtares së zhanrit R&B, Jackson, vjen si vijim i iniciativës së tyre për t'i përfshirë në Hall of Fame edhe artistët e zhanreve të tjera.
Ajo kështu iu bashkua vëllezërve të tyre, Jackson Five, si dhe Michael Jackson-it si këngëtar solo që kanë pranuar këtë nderim. Megjithatë, Janet refuzoi të performojë në këtë ngjarje dhe raportohet se shkaku ka qenë që performanca e saj do të emetohej në HBO, program ky që kishte transmetuar dokumentarin për vëllanë e saj, "Surviving Neverland".
https://www.youtube.com/watch?v=vfK5QhZ9u7o
Pjesëmarrës në event nuk ishte as vokalisti i Radiohead, Thom Yorke, i cili kishte thënë se ishte i zënë me krijimin e një vepre klasike me të cilën do të debutojë në Filarmoninë e Parisit.
Megjithatë, Ed O'Brien dhe Phil Selway nga grupi britanik ishin prezent për ta pranuar çmimin.
https://www.youtube.com/watch?v=1uYWYWPc9HU
https://www.youtube.com/watch?v=n3nPiBai66M
https://www.youtube.com/watch?v=14iHRpk9qvQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.