Dikur mjaftonte palestra dhe ngritja e peshave që yjet e basketbollit të NBA të përgatiteshin për fillimin e sezonit.
Por, tanimë metodat e “vjetra" duket se nuk mjaftojnë dhe po kërkohen dimensione të reja për rigjenerimin e trupit dhe mendjes, transmeton Klankosova.tv.
Super-talenti i San Antonio Spurs, basketbollisti francez Victor Wembanyama, ka kaluar një javë në një tempull Shaolin, ku ka lënë mënjanë gjuajtjet për të praktikuar goditjet e kung-fu-së dhe ushtrimet e meditimit.
Në anën tjetër të globit, Rui Hachimura i LA Lakers, po punon mbi ekuilibrin dhe fuqinë duke u stërvitur me Sumo mundës në Japoni.
Mesazhi duket se është i qartë: basketbolli modern nuk është më vetëm kërcim vertikal dhe muskuj, por inteligjencë lëvizjeje, kontroll i trupit dhe harmoni. Ky është niveli i ri i përgatitjes për basketbollistët elitarë të NBA.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.