Që nga fillimi i vitit 2024, Milani ka gabuar 7 nga 13 penalltitë e ekzekutuara në Serie A (54%), një rekord negativ mes pesë kampionateve kryesore evropiane në këtë periudhë.
Bilanci i shtatë penalltive të fundit tregon gjithçka: pesë gabime nga katër ekzekutorë të ndryshëm.
Gjithçka filloi një vit më parë në Fiorentina-Milan 2-1: së pari Theo Hernandez dhe pastaj Abraham u "hipnotizuan" nga një De Gea fantastik. Tre gabimet e tjera i përkasin Pulisic, dy herë, dhe Santiago Gimenez, i ndalur nga Meret në humbjen e Milanit ndaj Napolit më 30 mars.
Këto pesë gabime nga pika e penalltisë, dy prej të cilave në të njëjtën ndeshje, kushtuan tre humbje dhe një barazim.
Allegri ka konfirmuar Pulisic si gjuajtësin e parë, edhe sepse specialistë të vërtetë nuk ka shumë: Modric ka shënuar 24 dhe ka gabuar 6, Rabiot nuk ka realizuar asnjë, Santiago Gimenez ka shënuar 15 dhe ka gabuar 5.
Me pak fjalë, për Allegri, opsionet nëse do të donte të ndryshonte, nuk janë të shumta. Dhe duke njohur karakterin e tij, i cili rrallë herë ndikohet nga një episod negativ, Pulisic do të mbetet i përgjedhuri për penalltitë. Në vitin 2017, Dybala gaboi dy penallti radhazi me Juventusin dhe Allegri tha: “Nuk ndryshoj absolutisht ekzekutuesin e parë: mund të ndodhë të gabosh edhe dy herë. Paulo do të dalë më i fortë”. Kjo mund të përkthehet se Pulisic mund të jetë i qetë. Ndoshta do të ndryshojë stilin e goditjes ose do të studiojë më mirë portierët kundërshtarë dhe lëvizjet e tyre.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.