Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ndeshet me Andorren me fillim nga ora 20:45.
Stadiumi “Estadi Nacional d’Andorra”, do të "flasë shqip", kjo pasi që 70 % e kapacitetit të këtij impianti sportiv do të jetë i mbushur me tifozë "Kuq e Zi".
Me fitore, djelmoshat e Sylvinhos do ta siguronin playoff-in.
Loja do të transmetohet direkt edhe në Klan Kosova.
Për më tepër detaje ndiqni raportimin e drejtorit të sportit në Artmotion, Arlind Sadiku.
"Prej 2100 shikuesve, 1600 do të jenë shqiptarë të cilët i kanë blerë biletat dhe do të vijnë nga e gjithë Evropa për ta ndjekur lojën", deklaroi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=qOo_Ezzln1s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.