San Antonio Spurs ka shënuar fitore ndaj Golden State Warriors me rezultat 108:110 në kuadër të NBA-së.
Spurs fitoi krejt në fund, ndonëse vendësit e kishin në dorë fitoren kur Andre Wiggins e realizoi vetëm njërën nga dy gjuajtjet e lira, duke e çuar rezultatin në 108:107.
Mirëpo kur Wiggins e humbi gjuajtjen e dytë të lirë, qendra e Ëarriros, Kevon Looney shkaktoi faul ndaj Jakob Poeltl-it, dhe kështu mysafirët i fituan dy gjuajte të lira.
Poeltl njashtu e realizoi vetëm gjuajtjen e parë të lirë, mirëpo kur e humbi të dytën, Keldon Johnson e rrëmbeu topin dhe arriti ta realizojë koshin e fitores kur kishin mbetur vetëm 0.3 sekonda lojë.
https://www.youtube.com/watch?v=kWd78DfivlU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.