Legjenda e muzikës amerikane, Bruce Springsteen, e ka konfirmuar qëndrimin e tij në Broadway, e që do të fillojë në tetor.
Në një deklaratë, Springsteen tha se dëshiron që koncertet e tij të jenë “sa më intime dhe personale që të jetë e mundur”.
“Zgjodha Broadway për këtë project sepse ka teatro të vjetra dhe të bukura, që dukeshin si vendndodhja e duhur për atë që kisha në mendje”, tha ai.
“Në fakt, me një përjashtim ose dy, 960 ulëset në Walter Kerr Theatre është vendi me shumë gjasë më i vogël që kam luajtur në 40 vjetët e fundit”, përfundoi ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.